Kanosi me armë dhe dhunoi gruan, arrestohet i riu në Shkodër

Shqipëria

Kanosi me armë dhe dhunoi gruan, arrestohet i riu në Shkodër

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Policia e Shkodres thote se eshte parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale në familje.

“Kanos me armë dhe dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov pa leje. Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan shtetasin Z. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Rragam/Shkodër”.

“Shërbimet e Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rragam, Shkodër një shtetas po kanoste me armë zjarri dhe po dhunonte fizikisht në banesë bashkëshorten, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Shtetasi Z. Ç., kur ka parë shërbimet e Policisë, ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orë ndjekjesh nga shërbimet e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Z. Ç., për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat