Tryezë dialogu me Ramën kryeministër? Si përgjigjet nënkryetari i LSI-së

Shqipëria

Tryezë dialogu me Ramën kryeministër? Si përgjigjet nënkryetari i LSI-së

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:53
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka folur në lidhje me krizën politike në vend dhe mundësinë e një tryeze mes maxhorancës dhe opozitës, në të cilën do të ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë intervistës në emisionin ‘Kjo Javë’ Vasili nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do ta pranonte Ramën në tryezë, por u kujdes të sqarojë se në dialog formacionet që komunikojnë mes tyre janë maxhoranca dhe opozita.

 “Përballë në dialog janë maxhoranca dhe opozita, këto janë formatet që dialogojnë, nuk dialogojnë opozita me qeverinë. Nuk ulet opozita me një njeri, por maxhoranca me opozitën ulen përballë. Që të dalim nga kriza problemi është Edi Rama. Dialogu ka formacione, maxhorancë-opozitë. Nuk flet opozita me qeverinë”, u shpreh Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat