Bushati: Duhet një Pakt Kombëtar për Europën që shkon përtej partive politike - Bota Sot
Bushati: Duhet një Pakt Kombëtar për Europën që shkon përtej partive politike

Shqipëria

Bushati: Duhet një Pakt Kombëtar për Europën që shkon përtej partive politike

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:37
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i sheh kushtet e vëna nga Bundestagu si impuls për kthimin në plan konkret pune.

Në një intervistë për DW, Bushati thotë se nuk është koha për tu futur në një rivalitet se ndaj kujt drejtohen kushtet e Gjermanisë, por për të ndërtuar një pakt për Europën që shkon përtej këtyre kushteve.

Bushati: Bundestagu dhe Gjermania përqafojnë një qasje të kushtëzuar.Është e rëndësishme që ne këto kushtëzime ti kthejmë në një plan konkret pune dhe të kuptojmë që barra në këtë proces është kryesisht  e qeverisë dhe mazhorancës që drejton vendin, por nga ana tjetër opozita duhet të kuptojë që përgjegjësia për sa i përket këtij procesi është e përbashkët. Është momenti përcaktues për të ndërtuar një pakt kombëtar për Europën që shtrihet përtej kushtëzimeve të Bundestagut gjerman.

I pyetur se çfarë duhet të presim deri në tetor, Bushati ka këtë koment:

Bushati: Nuk duhet të presim asgjë, do të duhej të kishim bërë punët tona edhe sikur të mos ekzistonin fare kushtëzimet e Bundestagut gjerman. Deri tani e kemi trajtuar si çështje kushtëzimesh. Sa më shpejt të dalim nga labirinti i vetëmashtrimit aq më shumë do të kemi mundësi për tu ofruar qytetarëve tanë një perspektive të prekshme në këtë drejtim. Këtë gjë duhet ta bëjmë ne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...