Basha publikon “librin” e reformës zgjedhore: Këto janë propozimet tona, presim mendimin qytetar

Shqipëria

Basha publikon “librin” e reformës zgjedhore: Këto janë propozimet tona, presim mendimin qytetar

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 18:11
Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka publikuar këtë të enjte të gjitha propozimet mbi reformën zgjedhore, në formatin e një “reviste” që mund ta shfletojë kushdo.

Përmes një postimi në rrjetin social, Basha ka postuar një ‘link’ i cili mund të aksesohet nga qytetarët për të parë me detaje propozimet e opozitës mbi reformën zgjedhore.

Në dixhiturë, Basha shkruan se Shqipëria ka nevojë për një reformë të vërtetë zgjedhore, duke shtuar se opozita ka nevojë që konsultimi mbi këtë reformë të nisë fillimisht me qytetarët.

STATUSI:

Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore të hartuar me transparencë dhe të konsultuar me qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit.
Reforma Zgjedhore kërkon vullnet të pastër politik për tu realizuar dhe zbatuar.
Në respekt të transparencës, ky eshtë propozimi i Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore.
Dëshiroj që konsultimi të nisë me JU! Ndaj ju ftoj të ndani me mua mendimet dhe sugjerimet tuaja.

Kujtojmë se opozita ndër të tjera ka propozuar që reforma zgjedhore të drejtohet nga një të huajt përmes një strukture të pavarur, një propozim që nuk ka gjetur konsensus në kampin e socialistëve. Ditët e fundit Basha e Rama janë përplasur në distancë në lidhje me reformën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat