U helmuan në shkollë, sërish shqetësime në mbrëmje për fëmijët, 6 shtrohen në spital - Bota Sot
U helmuan në shkollë, sërish shqetësime në mbrëmje për fëmijët, 6 shtrohen në spital

Shqipëria

U helmuan në shkollë, sërish shqetësime në mbrëmje për fëmijët, 6 shtrohen në spital

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Është rritur sërish në mbrëmje numri i fëmijëve me shenja helmimi që janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës. Bëhet fjalë për fëmijët e shkollës se mesme të bashkuar, “Adem Haxhia”, në fshatin Postribë.

Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani raporton se 16 femijë janë paraqitur pasdite, disa prej rasteve kane qenë të përsëritura. Fëmijët kanë marrë një herë mjekim, por janë rikthyer në spital pasi janë ndjerë sërish keq.

Gjashtë prej tyre janë mbajtur të shtruar pranë spitalit rajonal Shkodër.

Menjëherë pas përfundimit të mësimit, në mesditë, nxënësit kanë patur dhimbje barku dhe të vjella, që sipas bluzave të bardha janë simptoma intoksifikimi, por kjo nuk pranohet nga drejtuesit e shkollës.

Janë prindërit ata të cilët akuzojnë se brenda rrethimit të shkollës ndodhet një fast-food ku fëmijët, ushqehen thuajse çdo ditë por sot ai është mbyllur.

Inspektorët e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër morën kampionet e analizave por përjashtojnë mundësinë e helmimit nga uji, pasi sipas tyre, numri i të sëmurëve do të ishte shumë me i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...