Temperaturat ulen sërish, ky është parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Temperaturat ulen sërish, ky është parashikimi i motit për sot

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 08:34
Ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 6ºC deri në 17ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 23 ºC dhe në zonat bregdetare nga 16ºC në 24ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rënie ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 16ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 21ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat