Kryemadhi në mbrojtje të kopshtit botanik: Rilindja po e kthen në lavatriçe të pastrimit të parave - Bota Sot
Kryemadhi në mbrojtje të kopshtit botanik: Rilindja po e kthen në lavatriçe të pastrimit të parave

Shqipëria

Kryemadhi në mbrojtje të kopshtit botanik: Rilindja po e kthen në lavatriçe të pastrimit të parave

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 11:37
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, iu ka bërë thirrje të gjithë studentëve dhe ish-studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që të bashkohen sipas saj, në mbrojtje të Kopshtit Botanik.

Në një lidhje live në “Facebook” nga Kopshti Botanik, Kryemadhi tha se shqiptarët duhet të ngrihen për të mos lejuar betonizimin e kësaj zone, siç ka ndodhur në gjithë Tiranën. Më tej, ajo akuzoi qeverinë, teksa tha se po tenton të kthejë çdo institucion të arsimit në përfitim dhe lavatriçe të pastrimit të parave.

Në cilësinë e ish-studentes së Shkencave të Natyrës, Kryemadhi tha se e ndjen obligim moral të mbrojë këtë "laborator të mijëra studentëve, qe kanë studiuar dhe do të studiojnë aty".

“Nuk duhet të ndodhë ajo që ndodhi me muzeun e kafshëve te Rruga e Kavajës, i cili u shkatërrua për tu ndërtuar pallate nga oligarkët. Nuk do të donim që e vetmja pasuri i që i ka mbetur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë.

Këtu kemi studiuar shumë bimë të rralla, shumë insekte dhe specie. Vetëm një specie nuk kemi studiuar, të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes që po pushton jo vetëm pronat e shqiptarëve, por edhe të ardhmen e tyre. Idiokracia e Rilindjes që kërkon çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe lavatriçe të parave është e domosdoshme një ndërhyrje dhe ndërgjegjësim kombëtar dhe qytetar”, u shpreh Kryemadhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...