Vrasja në Kavajë, Marsida Qatja tregon se çfarë ndodhi brenda banesës së saj

Shqipëria

Vrasja në Kavajë, Marsida Qatja tregon se çfarë ndodhi brenda banesës së saj

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:19
Marsida Qatja

Marsida Qatja flet për “News24”  pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën dhe mbarë vendin ditën e sotme, ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi.

Në intervistën dhënë 30-vjeçarja tregoi ngjarjen e rëndë, që ndodhi në banesën e saj, ku 41-vjeçari Haxholli hyri nga dritarja dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi, por që u vra nga polici Toçi, i cili ishte duke darkuar me Qatjan dhe dy burra të tjerë.

“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, meqë ishim shokë. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu.

Bledi tha se do më ndihmonte, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte. Do na vriste dhe mua me djalin e vogël dhe Bledin, nuk kishte fëmijë e njerëz të tjerë brenda”, tha Qatja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat