Arrestimet e bujshme të biznesmenëve, prokuroria nuk heq dorë: Kush i vodhi 30 milionë euro taksa?

Shqipëria

Arrestimet e bujshme të biznesmenëve, prokuroria nuk heq dorë: Kush i vodhi 30 milionë euro taksa?

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:42
Ilustrim

Edhe pse dyshohet që shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm prej 30 milionë euro dhe pas një aksioni kundër informalitetit shumë biznesmenë përfunduan në pranga, duket se mosfunksionimi i hallkave të shtetit, ka krijuar përplasje mes prokurorisë dhe gjykatave.

Skandali i mashtrimit me faturat e TVSH-së, i hetuar referuar pak kohë më parë pranë akuzës nga tatimet, ka prishur qetësinë mes gjykatës dhe prokurorisë.

Gjykata e Apelit i ka shpallur të pavlefshme arrestimet e 16 biznesmenëve, por prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pranë bankave shkresa të shumta që hedhin dyshime ndaj një vargu kompanish që besohet të kenë mashtruar me shumë të mëdha.

Për këtë skemë është shpallur në kërkim një tjetër shtetas që mendohet se është pjesë e abuzimit gati 30 milionë eurosh.

Prokuroria e kryeqytetit dhe gjykata e Apelit besohet se janë futur në një "luftë të heshtur".

Disa biznesmenë dhe kompanitë që ata përfaqësojnë janë vënë nën hetim për krijim te skemave mashtruese lidhur me tatimin dhe vlerën e shtuar, por edhe shumë prej tyre u vunë në pranga, gjykata vendosi t’i nxirrte ata nga qelia.

Gjykata e Apelit edhe pse ka shpallur të paligjshëm dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 16 biznesmenëve, prokuroria ka vazhduar me veprime të tjera hetimore.

Mëspohet se është shpallur në kërkim një tjetër biznesmen, Ned Lamllari , i moshës 45 vjeç, për të cilin njëri nga prokurorët e çështjes ka siguruar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Por veprimi më i rëndësishëm është urdhër sekuestroje në disa banka , për të marrë çdo veprim bankar të këtyre shoqërive dhe të biznesmenëve të tjerë që vazhdojnë të jenë nën hetim, pavarësisht vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë që bëri nul veprimet hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat