Rama vijon replikat me Bashën për negociatat, thërret "në ndihmë" Juncker

Shqipëria

Rama vijon replikat me Bashën për negociatat, thërret "në ndihmë" Juncker

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 09:33
Foto

Kryeministri Edi Rama vazhdon të gjejë "ngushëllim" në deklaratat e drejtuesve të BE-së për të justifikuar dështimin për hapjen e negociatave me 18 tetor.

Në vijim të replikave në distancë me shefin e opozitës, Lulzim Basha, i cili e bën përgjegjës direkt Ramën për këtë dështim, Kryeministri ka postuar në facebook deklaratën e Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili cilësoi refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një "gabim historik".

Një ditë më parë ai postoi një deklaratë të Tusk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat