E pyeti për vilat e Lulzim Bashës, Spahiu debat me Salianjin - Bota Sot
E pyeti për vilat e Lulzim Bashës, Spahiu debat me Salianjin

Shqipëria

E pyeti për vilat e Lulzim Bashës, Spahiu debat me Salianjin

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 07:54
Kreshnik Spahiu dhe Ervin Salianji

Kreshnik Spahiu bëri debat të fortë me Ervin Salianji mbrëmë në Open në Top Channel.

Spahiu e pyeti për pallatet në Vlorë dhe vilën që ka marrë në Lundër Lulzim Basha. Ervin Salianji këtë e konsideroi këtë një propagandë.

Kjo është një propagandë. Pallate s’ka askund. Bandat janë tani. Ke qenë në KLP e di që atëherë ka qenë e vështirë të bëhej drejtësi- tha Salianji.


Unë dhashë dorëheqjen sepse u përplasa me partinë dhe pushtetin tuaj- iu kundërpërgjigj Spahiu.

Nëse ka diçka që Partia Demokratike ka bërë gabim është se ka vendos në pushtet njerëz të paaftë si ju, dhe për këtë unë që kam hyrë në parlament kam turp- iu kundërpërgjigj Salianji ish kreut tw Aleancws Kuq e Zi.

Spahiu bëri debat edhe me deputetin e Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Si ka mundësi që në çdo krim del nipi, kushëriri i ndonjë zyrtari të Partië Socialiste? A nuk ka e gjithë kjo PS njerëz të pastër?- e pyeti Spahiu deputetin.

Kjo nuk është e vërtetë. Partia Socialiste ka ndërtuar siguri në vend dhe po lufton më shumë se asnjëherë ndaj krimit. Kjo edhe me statistika. Ju keni qenë këtu atëherë, në kohën kur ishin këto në pushtet nuk është arrestuar asnjë kriminel- tha Qefalia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat