Celibashi: Reforma zgjedhore rrezikon të dështojë - Bota Sot
Celibashi: Reforma zgjedhore rrezikon të dështojë

Shqipëria

Celibashi: Reforma zgjedhore rrezikon të dështojë

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 11:56
Ilirjan Celibashi

Ish-kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se reforma zgjedhore rrezikon të dështojë. Në konferencën "9+kushtet e Bundestagut" ekspertë të fushës folën për sistemin zgjedhore. Afrim Krasniqi deklaroi se sistemi aktual është i tillë që praktikisht qytetarët përfaqësohen, por përfaqësohet me ata që nuk duan.

Ilirjan Celibashi: Është e pakuptueshme sesi palët politike të cilët janë të gjitha të interesuara për reformën zgjedhore nuk mundet të ulen dhe të diskutojnë për këtë çështje. Ato janë të përfshira deri tani në retorika politike pa kuptim dhe pa asnjë qëllim. Ky raport ndërmjet tyre është i tillë kur ato akoma nuk kanë filluar të diskutojnë për aspektet teknike të procesit të reformës zgjedhore. Ndërkohë koha kalon dhe rreziku është që kryerja e kësaj reforme të dështojë, ose ajo edhe mund të kryhet, por nëse njëra nga palët politike nuk do të përfshihet në të atëherë ekziston rreziku i cënimit të besimit të zgjedhësve, por edhe të vetë partive politike në integritetin  e procesit zgjedhor të radhës.

Afrim Krasniqi: Sistemi aktual është i tillë që le parimin kushtetues të proporcionalitetit, le pa përfaqësim rreth 100-120 mijë zgjedhës nga 1.7 milionë votues. Për shkak se ata votojnë për parti të vogla, ose për parti të tjera, ose për kandidatë të pavarur, ose për shkak të formulës vota e tyre digjet ata ngelen pa përfaqësim. Sistemi ynë është i tillë që praktikisht ata përfaqësohen, por përfaqësohet me ata që nuk duan.

Arben Malaj: Shqetësimi jonë është që për fazën në të cilën ndodhet funksionimi institucionalizimi i shtetit shqiptar, nëse do të përdornim terma nga kompjuteri nuk e di nëse duhet restar, reboot apo reset. Por situata është që funksionimi institucional është sot problemi më akut që ka jo vetëm politika shqiptare, pasi pasojat negative ndihen në jetën e përditshme të shqiptarëve. Misioni i politikës është tja bëjë më të lehtë dhe më të mirë. Së dyti, çfarëdo reforme që të bëjmë ne duhet harmonizim i mirë midis institucioneve që ndërtojmë me ligj dhe personaliteteve të fushave respektive që u japim mandatin të zbatojnë në mënyrë efektive dhe korrekte reforma strukturore ku Shqipëria duket se ka ngecur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat