“Janë kërcënim i vërtetë, kriminelët vazhdojnë dhe nga burgjet drejtojnë bandat”, thirrja e ambasadorit britanik: Këtë luftë duhet… - Bota Sot
“Janë kërcënim i vërtetë, kriminelët vazhdojnë dhe nga burgjet drejtojnë bandat”, thirrja e ambasadorit britanik: Këtë luftë duhet…

Shqipëria

“Janë kërcënim i vërtetë, kriminelët vazhdojnë dhe nga burgjet drejtojnë bandat”, thirrja e ambasadorit britanik: Këtë luftë duhet…

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 10:12
Duncan Norman

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman kërkoi nga drejtoria e Burgjeve shqiptare të bëjë më shumë që të bllokojë komunikimet me telefon të të dënuarve brenda qelive, kriminelë që drejtojnë ende bandat e tyre mafioze jashtë dhe krimet vazhdojnë.

“Burgjet kanë kriminelë të nivelit të lartë dhe janë kërcënim i vërtëtë për shoqerinë.

Ne e dimë që kanë vazhduar të drejtojnë grupet e tyre mafioze edhe brenda mureve të burgut.

Një punë e mëtejshme që duhet të bëjë drejtoria e burgjeve për të bllokuar komunikimin e tyre me telefon.

Lufta kundër krimit vetëm në këtë mënyrë mund të ndalohet dhe këtë luftë duhet ta bëjmë jo vetëm në rrugët e Britanisë apo Shqipërisë”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat