Takimi Cakaj-Ademi/ Në fokus, projekti i përbashkët rajonal i liqenit të Ohrit - Bota Sot
Takimi Cakaj-Ademi/ Në fokus, projekti i përbashkët rajonal i liqenit të Ohrit

Shqipëria

Takimi Cakaj-Ademi/ Në fokus, projekti i përbashkët rajonal i liqenit të Ohrit

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 17:31
Gent Cakaj dhe Edmond Ademi

Në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministrin për Diasporën të Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi, i cili është njëkohësisht edhe President i Komisionit Kombëtar i vendit të tij në UNESCO.

Në këtë takim u diskutuan një varg çështjesh dypalëshe, nga forcimi i marrëdhënieve me diasporën deri te bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian.

Gjithashtu dy ministrat nënvijëzuan nevojën për bashkërendimin e përpjekjeve në zbatim të projektit të përbashkët rajonal të liqenit të Ohrit i cili tashmë është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat