Denoncimi: Prokurorë në detyrë kërcënojnë redaksi mediash dhe gazetarë - Bota Sot
Denoncimi: Prokurorë në detyrë kërcënojnë redaksi mediash dhe gazetarë

Shqipëria

Denoncimi: Prokurorë në detyrë kërcënojnë redaksi mediash dhe gazetarë

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 21:25
Bledian Koka

Gazetari Bledian Koka në studion e lajmeve në RTV Ora ka denoncuar kërcënimin, që sipas tij, prokurorë në detyrë i bëjnë redaksive të mediave dhe gazetarëve.

Sipas Kokës, kjo është një kambanë alarmi, duke paralajmëruar se këto denoncime shumë shpejt do të bëhen publike.

Bledian Koka: Ne sot kemi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, i cili është përjashtuar për çështje pasurie, por lajmi i keq është që sot ka prokurorë që janë në detyrë, të cilët kërcënojnë redaksi mediash, deri në kërcënime fizike....

Beti Njuma: E keni fjalën për kërcënime personale?

Bledian Koka: Po, kërcënime personale, merren me gazetarët dhe me redaksi të caktuara medias që punojnë në Shqipëri, të cilët ata i kërcënojnë pse publikojnë informacion që kanë të bëjnë me pasurinë. Kjo është një kambanë alarmi. Jam i sigurt që informacionet të këtij denoncimi që po bëj sonte (për mua kjo është shqetësuese) do të dalin shumë shpejt në media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat