Meta reagon pas qëndrimit të DASH: E përshëndes, respektimi i ligjit mbi të gjitha

Shqipëria

Meta reagon pas qëndrimit të DASH: E përshëndes, respektimi i ligjit mbi të gjitha

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 20:03
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Në një reagim, Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

"Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer", thuhet në reagimin e Presidencës.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur, mbyllet reagimi i Presidencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat