Kryemadhi për platformën anti-KÇK: Për 2 orë bëri monolog me veten e tij

Shqipëria

Kryemadhi për platformën anti-KÇK: Për 2 orë bëri monolog me veten e tij

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 14:33
Monika Kryemadhi

“Sot që ngrihet SPAK dhe Byroja e Hetimit, që për më shumë se 2 vitesh është mbajtur peng nga Edi Rama dhe grupi i tij, sot ai na lançon KÇK e famshme, policinë politike të tij”, kështu u shprek kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pasi kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën anti-KÇK.

“Si gjithmonë zhgënjimet e njëpasnjëshme sa vijnë dhe shtohen. Mendova që pas vizitës së tij në Las Vegas do të vinte me një iluminim të imazhit të tij, por përkundrazi, erdhi më i lodhur sesa iku”, tha ajo.

“Dëgjuam një Kryeministër të cilin sot mbi 2 orë e dëgjuam që bënte monolog me veten e tij pasi nuk ka më shqiptarë që ta dëgjojë sepse ku do që do të shkojë do ta thërrasin Rama Ik, ashtu siç ai e dëgjoi në stadiumin “Qemal Stafa”, ashtu siç po thërrasin në të gjitha stadiumet por tashmë nuk i ka ngelur gjë tjetër vetëm të flasë me bashkëgrabitësit dhe me bashkëfajtorët që e rrënuan këtë vend”, tha ajo më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat