Banori përplaset me kryeministrin: Dua të kem çati ku të fus kokën, kështu i përgjigjet Rama

Shqipëria

Banori përplaset me kryeministrin: Dua të kem çati ku të fus kokën, kështu i përgjigjet Rama

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:03
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ballafaqua me një banor.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e sotme në pallatin gjashtëkatësh në lagjen 18 dhe në çadrat ku janë akomoduar banorët e prekur nga tërmeti, i cili u shemb një ditë më parë nga tërmeti i rëndë.

Teksa foli me banorët për problemet e tyre një nga qytetarët, i revoltuar, i drejtohet kryeministri ti japë zgjidhje kaosit të krijuar.

“Dua të kem çati ku të fus kokën, duam të dimë a janë të banueshme tani apo jo”, shprehet qytetari.  Ndërkohë Rama ka theksuar së ekipet janë të gjithë në terren për të analizuar situatën: “Prit djalë i dashur, në rrugë nuk je, je në fushë, do të marrim bashkë me familjen do të çojmë në hotel”, iu drejtua Rama

Rama ka siguruar banorët se do të bëhet akomodimi i tyre në hotele, gjithashtu do të bëhet lista e saktë e personave të mbetur pa banesa në mënyrë që të mos ketë abuzime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat