Psikologia: Si të kontrollojmë panikun pas tërmetit

Shqipëria

Psikologia: Si të kontrollojmë panikun pas tërmetit

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 06:40
Denata Toçe

Psikologia Denata Toçe bën thirrje që njerëzit duhet të qetësohen dhe të marrin informacione nga njerëzit e specializuar, për situatën pas tërmetit.

“Ne jemi të pa mësuar dhe të pa edukuar për këto situata. Më përpara, në kohën e Enverit përgatiteshim dhe për situata emergjence. Kjo është arsye pse ne kemi panik, sepse nuk kemi informacion pas tërmetit të madh. Informacioni kryesor është se duhet të lexohet informacion nga specialistët””, theksoi ajo në emisionin Opinion.

“Duhet të flitet për banesat, sa përballojnë banesat. Pjesa më e madhe e njerëzve flenë në makinë afër pallatit. Mungesa e informacionit nga profesionistët sjellë këtë situatë”, theksoi më tej psikologia.

Një këshillë kishte dhe për prindërit:

"Gjeja më e mirë është se prindi duhet të ruajë qetësinë për fëmijët. Ti shpjegoj fëmijës së çfarë duhet të bëjë. Për të reduktuar sa më shumë panikun, njeriun bën veprime që mund të shkaktojë më shumë probleme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat