“Vendet e vogla mund të bëjnë gjëra të mëdha”, Izraeli poston videomesazhin emocionues për Shqipërinë

Shqipëria

“Vendet e vogla mund të bëjnë gjëra të mëdha”, Izraeli poston videomesazhin emocionues për Shqipërinë

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Në një postim në ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.

Pasi qëndruan rreth dy javë në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë që erdhën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, kanë përfunduar misionin e tyre në vendin tonë.

Në një postim në ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.

Përveç mesazhit, ministria izraelite ka postuar edhe një video ku nënvizohet strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist.

Për të përmbyllur me sukses misionin e tyre në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë kanë kënduar këngë hebraike për fëmijët e “Shalom Center Albania” në Tiranë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat