Toka vazhdon të dridhet. Ndihen sërish lëkundje tërmeti gjatë natës

Shqipëria

Toka vazhdon të dridhet. Ndihen sërish lëkundje tërmeti gjatë natës

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 06:31
Ilustrim

Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë prej mbrëmjes së kaluar në Shqipëri. Pas mesnate, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, janë regjistruar rreth 7 lëkundje, më e madhja me magnitudë 4 të shkallës rihter në orën 2:18. E njëjta lëkundje sipas EMSC ka qenë me magnitudë 4.5. Të tjerat janë me një magnitudë më të ulët.Epiqendra e tërmetit më të fortë ka qenë rreth 22 km nga Tirana, pranë Gjirit të Lalëzit me një thellësi, 46 km.

Prej orëve të pasdites së djeshme deri në mesnatë ka pasur lëkundje të shumta, rreth 7 të tjera, më e madhja me magnitudë 3.4. Prej tërmetit të 21 shtatorit dhe atij të 26 nëntorit toka nuk po gjen qetësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat