Gjykata e Krimeve të Rënda "lan duart" me dosjet, 24 i kalojnë SPAK

Shqipëria

Gjykata e Krimeve të Rënda "lan duart" me dosjet, 24 i kalojnë SPAK

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur bilancin e dosjeve. Në bilancin përfundimtar janë 24 dosje që i kalojnë për kompetencë Prokurorisë dhe Gjykatës Antikorrupsion, ndërsa 37 të tjera do të transferohen në prokuroritë e rretheve.

Më 20 dhjetor, Gjykata e Krimeve të Rënda pushon së vepruari, në vend të saj do të jetë  Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Objekt i punës do të jetë hetimi dhe gjykimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe veprat penale që janë në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.

Fillimisht kjo strukturë do të nisë me 8 anëtar, por kreu i SPAK ka të drejtën të kërkojë komandimin e prokurorëve të tjerë të përkohshëm deri në emërimin e prokurorëve të përzgjedhur të cilët duhet ti kalojnë të dyja shkallët e hetimit.

Intervistimet me 3 kandidatët për kreun e SPAK do të bëhen në 18 dhjetor dhe po në këtë datë këshilli do të votojë dhe për kryetarin. Tre kandidatët janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat