Basha në gjykatë për lobimin rus, mbrojtja "blindohet" me Halimin dhe Kason

Shqipëria

Basha në gjykatë për lobimin rus, mbrojtja "blindohet" me Halimin dhe Kason

Më: 13 janar 2020 Në ora: 14:08
Edurat Halimi

Gjykata e Tiranës do të zhvillojë pasditen e sotme seancën paraprake për dosjen e Lulzim Bashës lidhur me lobimin rus.

Në gjykatë kanë mbërritur dy avokatët e Bashës, Eduard Halimi dhe Ivi Kaso.

Lazer Sallaku, i caktuar me short si gjyqtar paraprak, do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq apo për rikthimin e saj prokurorisë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Demokratike Ilir Dervishi akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave, ndërsa është pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.

Objekti i akuzës, sipas prokurorisë bën fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë dollarë nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA.

Sa rrezikon Basha?

Referuar nenit 190 të kodit penal në veprën penale të parashikuar në paragrafin e tretë mbi bazën e të cilit akuzohen tre të pandehurit, kjo vepër penale dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Hetimi për këtë çështje ka nisur dy vite më parë ndërsa gjatë fazës së mbledhjes së provave Lulzim Basha, Arben Ristani dhe ish-financieri i PD janë paraqitur dy herë në prokurori për të dhënë shpjegime. Ata kanë hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se hetimi është i motivuar politikisht.

Ndërkohë mësohet se rënia e akuzës për pastrimin e parave ka lidhje me një marrëveshje që është bërë mes prokurorisë shqiptare dhe kanadezit Nick Muzin do të paguhej me 675 mijë € për angazhimin e tij në favor të PD-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat