Marko Bello pro marrëveshjes: Opozita duhet të jetë pjesë e sistemit

Shqipëria

Marko Bello pro marrëveshjes: Opozita duhet të jetë pjesë e sistemit

Më: 15 janar 2020 Në ora: 23:01
Marko Bello

Politikani Marko Bello është dakord për arritjen e marrëveshjes mes qeverisë dhe opozitës. I ftuar në studion e emisionit "Arena", Bello  tha se ka një presion ndërkombëtar dhe kjo është diçka e mirë.

Bello tha se duhet të bëhet reforma zgjedhore dhe  opozita duhet të jetë pjesë e sistemit.

Marko Bello: Ka një presion ndërkombëtar dhe është  mirë që të ketë një presion ndërkombëtar. Basha ka një lodhje me CDU, përpiqet edhe me faktorë të tjerë. Të gjithë i kanë thënë që duhet të jenë bashkë në parlament. U bë shumë mirë, duhet bëhet reforma zgjedhore, duhet plotësohen kushtet e Bundestagut, sepse opozita përvec betejës politike, përveç detyrimit që të demaskojë mazhorancën sipas gjykimit të saj, ka edhe detyrime ndaj vendit. Opozita duhet të jetë pjesë e sistemit, po nuk u realizua dialogu politik është e pamundur që Shqipëria të pretendojë të jetë pjesë e BE.

Bello kritikoi zgjedhjet e 30 qershorit, si monopartiake, por sipas tij kjo u bë vetëm për të mos krijuar një precedent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat