Lirimi i të fortëve nga burgjet, Sokolaj: Indrit Dokles, gjyqtarja ja njohu 4 muaj si 14 vjet burg

Shqipëria

Lirimi i të fortëve nga burgjet, Sokolaj: Indrit Dokles, gjyqtarja ja njohu 4 muaj si 14 vjet burg

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:41
Trashgim Sokolaj

Trashgim Sokolaj, e sheh me shqetësimin lirimin e figurave të njohura kriminale nga burgjet gjatë viteve të fundit.

Në emisionin "Arena", ai tha se periudha tranzitore e reformës në drejtësi ka krijuar një çarje të rrjetës ligjore që mban brenda këta persona.

Për këtë Sokolaj ju referua dhe rastit skandaloz të lirimit të ish-kreut të bandës së Durrësit, Indri Dokle, ku gjyqtarja 4 muaj burg ja njohu si 14 vite dhe urdhëroi lirimin e tij.

Sokolaj: Nga viti 2016 e në vazhdim duke shfrytëzuar dhe një periudhë kalimtare të reformës në drejtësi, gjyqtarë të caktuar duke shfrytëzuar dhe qëndrimin jo shumë aktiv të prokurorëve në seancë, kanë krijuarnjë çarje në rrjetën ligjore që i mban brenda në burgje këta persona. Të gjitha vendimet gjyqësore janë fotokopje të njëra-tjetrës. Përdoret sjellja e mirë, raporti mjekësor, rrethana familjare. Rasti i fundit i anëtarit të bandës së Durrësit,Sardian Sulejmani, përmendej fakti se ka vetëm babain në shtëpi. E njëjta situatë me Lulzim Berishën, në vendimin e gjykatës është një dokument i firmosur nga ish-kryetari i bashkisë që i ofronte pune dhe thoshte se familja e të dënuarit është e respektuar në zonën e tij. Përdoren të gjitha këto rethana, trike ligjore për të krijuar këtë situatë. 

Ajo që e konsideroj të rrezikshme dhe një precedent që ka për të shërbyer dhe për lirime të tjera, një lloj tejkalimi. Deri në 2016 kemi qenë dëshmitarë të lirimeve me kusht kur i dënuari kishte edhe dy vjet burg për të përfunduar, në rastin e Endrit Dokles gjyqtarja Enkelejda Hoxha duke shqyrtuar kërkesën e avokatit për llojin e burgut ku duhej të kryente dënimin në shtator thoshte se ky i dënuar ka vuajtur nga dënimi 21 vjet e 4 muaj dhe 21 ditë. Ky është liruar katër muaj më mbrapa. Ligji kërkon që të ketë kryer 35 vjet burg për të përfituar. Sesi i ka bërë ky 14 vjet burg për katër muaj nuk e kuptoj. Vendimi që është liruar nga burgu nuk është zbardhur. E  gjithë pjesa tjetër është me historinë e stresit në burg, kontratë pune. Kam parë reagime kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve për këto raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat