Rrëfehet Vladimir Gjuta: “Parata ia mora borxhliut, ja pse e kisha armën me vete”

Shqipëria

Rrëfehet Vladimir Gjuta: “Parata ia mora borxhliut, ja pse e kisha armën me vete”

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 21:27
Vladimir Gjuta

Vladimir Gjuta, i cili bëri që Rama të largohej me automjet të blinduar nga kryesia e PS-së,  ka treguar pa çeduar në asnjë moment se përse kishte shkuar në atë zonë të kryeqytetit në atë moment të ditës, duke përfshirë këtu edhe armatosjen e tij.

Dosja ka zbuluar detaje të reja lidhur me Vladimir Gjutën, i cili u arrestua ditën e djeshme teksa po qarkullonte me armën pranë selisë së Partisë Socialiste, teksa brenda kryeministri Edi Rama po zhvillonte një mbledhje kryesie.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se në rrëfimin e tij Gjuta është shprehur se ishte i armatosur pasi kishte shkuar që t’i merrte një personi paratë që i kishte dhënë borxh duke justifikuar kështu shumën prej 120 mijë eurosh që kishte me vete. Sipas tij, armën e kishte marrë për vetëmbrojtje nëse “borxhliu” do t’i kundërvihej.

“Kisha shkuar që të këmbeja disa para që më kishin borxh. Armën e kisha me vete për vetëmbrojtje”- mësohet se është shprehur 40-vjeçari.

Vladimir Gjuta ra në pranga një ditë më parë. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete.  Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat