Basha dakord me Metën për grusht shteti: Shkatërrimi i kushtetutës përballet me rezistencën qytetare - Bota Sot
Basha dakord me Metën për grusht shteti: Shkatërrimi i kushtetutës përballet me rezistencën qytetare

Shqipëria

Basha dakord me Metën për grusht shteti: Shkatërrimi i kushtetutës përballet me rezistencën qytetare

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:04
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbështetur Presidentin Ilir Meta për një grusht shteti. Në një dalje për mediat, Basha tha se kush dëmton Kushtetutën do të përballet me rezistencën qytetare.

Lulzim Basha: Kapja e Gjykatës Kushtetuese është objektiv i Edi Ramës. Ramës i duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është, sic e cilëson Presidenti një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me tanke, por me shërbëtore të bindur të qeverisë.

Ne do të marrim çdo vendim, duke i bërë thirrje çdo qytetari që hapa të tillë që shkatërrojnë themelin e demokracisë, kushtetutën të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe me rezistencën më të madhe qytetare. Kur bie kushtetuta çdokush është i rrezikuar.

Basha tha se udhërrëfyesi evropian është instrumenti për të dalë nga kriza.

Lulzim Basha: Me zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më parë, që mund të arrihen duke përfunduar reformën zgjedhore dhe duke i dhënë shqiptarëve besimin dhe mekanizmin se këto zgjedhje do të garantojnë që këto probleme mos manifestohen më.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat