Cipras: BE të mbështesë Ballkanin ndryshe i hapë rrugë nacionalizmit dhe autoritarizmit - Bota Sot
Cipras: BE të mbështesë Ballkanin ndryshe i hapë rrugë nacionalizmit dhe autoritarizmit

Shqipëria

Cipras: BE të mbështesë Ballkanin ndryshe i hapë rrugë nacionalizmit dhe autoritarizmit

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:53
Alexis Cipras, Edi Rama

Ish kryeministri grek Alexis Cipras gjatë një vizite në Paris analizoi rëndësinë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE duke theksuar dhe plotësimin e detyrimeve të minoritetit grek nga ana e Shqipërisë.

Sipas tij, procesi i zgjerimit lejon thellimin e dy procedurave që kanë ecur bashkarisht në kohë.

“BE nuk mund të ketë rol gjeopolitik ndërkombëtar dinamik nëse nuk aplikon një strategji të besueshme në rajonin e saj, duke mbështetur plotësisht Marrëveshjen e Prespës. Periudha pas ngrirjes së procesit të integrimit të vendeve Ballkanike, në vitin 2014, shkaktoi destabilizim në rajon dhe fuqizimin e fuqive të treta në dëm të BE-së. Duhet shfrytëzuar dinamikën e Marrëveshjes së Prespës, që ngjalli një tjetër impakt në Shqipëri dhe në dialogun me Kosovën, ndryshe BE do të përballet me situata shumë më problematike, destabilizimin e rajonit, ndërsa do të shtohen ndjeshëm emigrantët e Ballkanit Perëndimor në Europë".

Ai gjithashtu shprehet se BE duhet të mbështesë liderët dhe popujt e rajonit për integrimin në Evropë, ndryshe do t'i hapet rrugë nacionalizmit.

"Kohezioni i BE-së dhe procedurat integruese rezultative amplifikohen me fuqizmin e metodologjisë, sipas propozimeve zyrtare të BE-së, bazuar në vlerat dhe parimet europiane për një Europë më sociale, jo me pezullimin e integrimit. BE duhet të mbështesë liderët dhe popujt e rajonit, sidomos kur janë të gatshëm të marrin vendime të guximshme e të zbatojnë reformat, në rast të kundërt thjesht ofrojmë hapësirë e justifikueshme për nacionalizmin dhe autoritarizmin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat