Deputetja e Kuvendit jep alarmin, thirrje kryeministrit Rama: Bllokoni kufijtë

Shqipëria

Deputetja e Kuvendit jep alarmin, thirrje kryeministrit Rama: Bllokoni kufijtë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 16:36
Edi Rama

Pas lajmit se koronavirusi mund të jetë përhapur në Shqipëri, ka reaguar edhe deputetja e opozitës Elda Hoti.

Ajo i bën thirrje kryeministrit Rama dhe çdo politikani në Shqipëri që të reagojnë menjëherë.

Elda Hoti shkruan:

Lani duart‍Masat që po merren ndaj Koronavirusit!

Unë pata një fatkeqësi në familjen time.

Mjëkët në spitalin e Lezhës nuk arritën dot të kuptonin se çfarë mund të kishte dhe e mbajtën aty për 28 orë.

Nuk arritën të kuptonin trombozën në zorrë.

Këtu gjej rastin të bëj një thirrje, për të gjithë qytetarët e qarkut Lezhë.

Ju lutem kush është rast emergjent nisuni për Tiranë. Në Lezhë dhe Laç do të shkoni për të vdekur.

Dhe këto pretendojnë të luftojnë Koronavirusin!‍

Kjo është situatë emergjente!

Habitem si çdo Shqiptar nuk reagon!

Habitem si reagoni vetëm për parti!

Habitem si nuk mendojmë për shendëtin tonë dhe të femijëve tanë.

Habitem që lejojmë të përdoremi si do politika.

Unë nuk e kam synim fare që ta kem “trashëgimi” statusin Deputet, siç po luftojnë me çdo mënyrë këta. As nuk dua t’ja di nëse nuk jam nesër, se vetëm ma ka prishur imazhin tim duke u përbaltur edhe unë në një thes më të gjithë këta, që ju kanë marrë shpirtin Shqiptarëve. Po sot I bëj thirrje Kryeministrit dhe çdo politikani në Shqipëri: Reagoni sa jemi në kohë. Mos luani më jetën e Shqiptarëve. Bllokoni kufinjtë, bëni çdo gjë por ama nxitoni.

Nxitoni para se të jetë fatale për të gjithë ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat