Mblidhet Komisioni Hetimor për Metën, thirret Ardian Dvorani

Shqipëria

Mblidhet Komisioni Hetimor për Metën, thirret Ardian Dvorani

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 13:34
Pamje nga takimi

Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur këtë të premte, ku është thirrur për t`u marrë në pyetje kreu i KED Ardian Dvorani.

Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e opozitës, Adriatik Alimadhi kërkoi që të gjitha institucionet që kanë rrëzuar aktet e Presidentit, duhet të ishin përpara këtij komisioni. Këtë kërkesë e ka mbështetur dhe deputeti tjetër opozitar, Alban Zeneli.

Por, kryetari i këtij Komisioni, Ulsi Manja, u shpreh se ka një plan hetimi i cili është ezauruar në mënyrë të përpiktë. Ulsi Manja tha se Komisioni i ka shtuar objektit të hetimit edhe shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti për emërimet në Gjykatën Kushtetutese.

Në këto kushte, Ulsi Manja rrëzoi kërkesën e Alimadhit për të thirrur edhe përfaqësues të institucioneve të tjera që lidhen me dekretet e Presidentit.

Por, pas fjalës së Ulsi Manjës, Alimadhi reagoi përsëri duke kërkuar që Komisioni Hetimor të fillojë procedurën e pyetjeve me përfaqësues të institucioneve pasi Venecia të publikojë opinionin e saj në lidhje me shkeljet kushtetuese të Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat