BE jep sërish fonde, Komisioneri për Zgjerim jep lajmin e mirë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Shqipëria

BE jep sërish fonde, Komisioneri për Zgjerim jep lajmin e mirë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Më: 30 mars 2020 Në ora: 15:22
Oliver Varhelyi

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, deklaroi sot se Bashkimi Europian do t’i ndihmojë partnerët për të mbuluar nevojat e tyre të menjëhershme për sistemin e tyre shëndetësor në luftën kundër COVID-19.

“Si pjesë e reagimit tonë global ndaj pandemisë së koronavirusit, ne po rialokojmë 140 milionë euro për vendet partnere dhe po riadresojmë deri në 700 milionë euro të instrumenteve ekzistuese për të ulur ndikimin ekonomik. U kam shkruar kryeministrave të këtyre vendeve për këtë”, tha Varhelyi.

Varhelyi thekson se gjithashtu do të mbështeten ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajon.

“Ne do t’i ndihmojmë partnerët tanë të mbulojnë nevojat e tyre të menjëhershme për sistemin e tyre shëndetësor, si dhe të promovojmë masa afatgjata për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të krizës së koronavirusit. Do mbështesim gjithashtu ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajon”, – tha Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat