Rama garanton: Pagesa e paaftësisë do të merret edhe nëse personat nuk kanë dalë në komision për KEMP

Shqipëria

Rama garanton: Pagesa e paaftësisë do të merret edhe nëse personat nuk kanë dalë në komision për KEMP

Më: 31 mars 2020 Në ora: 21:05
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qetësuar të gjithë qytetarët me aftësi të kufizuar që kishin për të dalë para komisionit për KEMP por që nuk kanë mundur ta bëjnë për shkak se  gjithçka është mbyllur, se do të vijojnë që të marrin pagesën normalisht.

Rama: Të gjithë ata që nuk mund të paraqiten në komision se nuk funksionojnë do të vijojnë të marrin pagesën e paaftësisë.

Në komunikimin e përnatshëm me qytetarët, Rama siguroi edhe një qytetar të papunë se do të trajtohet me pension social.

Kryeministri: Edi Rama, si jeni?
Qytetari: Mirë flori, si jeni ju

Edi Rama: Këlcyra si duket?
Qytetari: Këlcyra mirë është por unë jam i papunë që kur ka filluar demokracia, as punë dhe as gjë. Vjen PD-ja, ikën PS-ja, tani po bëj letrat për pension. Gruan e kam me shëndet mendor, një ilaç e ka të domosdoshëm që i mban trurin në vend dhe të tensionit. Unë jam i papunë, ajo e zyrës së punës asnjë rrugë zgjidhje.

Edi Rama: Ti nuk ke punuar asnjëherë në jetë?
Qytetari: Asnjëherë.

Edi Rama: Do të shikojmë nëse është brenda rregullave për të marrë pensionin social
Qytetari: Faleminderit, diell ta bëftë Zoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat