Gjirokastër/ 90 persona janë nën karantinë

Shqipëria

Gjirokastër/ 90 persona janë nën karantinë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 10:43
Ilustrim

90 persona janë nën karantinë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nën mbikqyrjen e ekipeve mjekësore dhe të policisë.

Numri është rritur pas mbërritjeve të ditëve të fundit nga Greqia, Italia dhe Franca. Deri tani asnjë person nuk ka simptoma të sëmundjes. Për rreth 10-12 prej tyre janë kryer testime për shkak të dyshimeve të lidhura me historikun e udhëtimit.

Kanë rezultuar të gjithë negativë. Megjithatë përgjegjësi i sektorit epidemiologjik Arenc Brahimi thotë se të gjitha rastet që paraqiten në spital orientohen për të marrë tampon pasi mjekët kanë frikë të ekzaminojnë pacientët.

Rasti i fundit kur pajisjet, testi dhe veshjet janë shpërdoruar ishte mëngjesin e sotëm. Një pacient që kishte nevojë për trajtim neurologjik është referuar tek shërbimi epidemiologjik pa arsye dhe pa simptoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat