Koronavirusi, Berisha: As që më ka shkuar në mendje, që të kthehem si mjek

Shqipëria

Koronavirusi, Berisha: As që më ka shkuar në mendje, që të kthehem si mjek

Më: 11 prill 2020 Në ora: 08:27
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha pohon se nuk i ka shkuar ndër mend t’i bashkohet thirrjes që ish-mjekët të punojnë me kolegët në vijën e parë të zjarrit, në luftë me koronavirusin.

Në një intervistë online me emisionin ‘Zonë e Lirë’, Berisha tha se tashmë ai nuk e quan më veten mjek pasi dijet e tij kanë avulluar sepse ka një shkëputje 30 vjeçare nga profesioni.

Kjo pasi i pyetur nëse i ju ka shkuar në mend t’i bashkohej thirrjes që mjekët të kthehen për të luftuar kundër koronavirusit, ai mohoi duke thënë:

“Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake. Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më. Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm por nuk mund të them që jam më kardiolog. Kam qenë 20 vite kardiolog”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat