Shkarkimi i shefit të Qarkullimit të Vlorës, zbardhet mesazhi urgjent i Ardi Veliut: Ngjarje skandaloze!

Shqipëria

Shkarkimi i shefit të Qarkullimit të Vlorës, zbardhet mesazhi urgjent i Ardi Veliut: Ngjarje skandaloze!

Më: 12 prill 2020 Në ora: 15:19
Ardi Veliu

Nisur nga rasti i Vlorës, ku shefi i qarkullimit rrugor ka shkelur masat e marra duke luajtur futboll në kohë karantine, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu u ka nisur një mesazh dtejtuesve të policisë në qarqe dhe shefave të komisariatit ku i ngarkon ata me pergjegjësi që të monitorojnë zbatimin e masave jo vetëm të qytetarëve por edhe të vartësve të tyre.

Veliu është treguar me ter kritik me drejtorinë e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës. Veliu ka kërkuar që gjatë të dielës punonjësit e policisë të ndahen në patrulla këmbësore së bashku me punonjësit e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të mos lejojnë grumbullime apo thyerje karantine nga qytetarët.

Duke qenë se nga e hëna pritet që të ketë lehtësim të masave, Veliu porosit vartësit që të ketë një  impenjim  më të madh të  punonjës policie i cfarë do shërbimi, qoftë në mënyre të pandërprerë të ushtrojë kontroll nëse qytetarët janë të pajisur ose jo me autorizimin përkatës të lëvizjes.

Numri i masave ndëshkuese duhet të jenë në rritje, pasi ka një numër të larte qytetarësh që dalin pa autorizim . Edhe mjetet që janë në lëvizje duhet të ndalohen pa perjashtim për të verifikuar nëse janë te pajisur me autorizim

Një vëmendje të vecantë Veliu ka kërkuar që policia të këtë në ambjente publike, parqe, lulishte apo bulevarde ku edhe në fashat e lejuara të daljes të mos ketë grumbullime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat