“Krijoi një bombë biologjike në mes të Tiranës”, Sali Berisha zbulon urdhrin që ka dhënë Rama tek autoritetet shëndetësore

Shqipëria

“Krijoi një bombë biologjike në mes të Tiranës”, Sali Berisha zbulon urdhrin që ka dhënë Rama tek autoritetet shëndetësore

Më: 16 prill 2020 Në ora: 21:28
Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama lidhur me menaxhimin e situatës si pasojë e koronavirusit.

Ai e akuzon kryeministrin se ka dhënë urdhër tek autoritetet shëndetësore për të justifikuar mbajtjen e Kongresit të PS-së, duke krijuar një bombë biologjike në mes të Tiranës.

“Shqipëria me një akt kriminal fshehu rastet. Dje një nga trojka e komitetit famëkeq të mashtrimit. Silva Bino është zonja e rastit zero me 9 mars. Kisha njoftuar përmes qytetarëve dixhitalë disa raste, madje dhe vdekje në Korçë dhe vende të tjera nga Covid 19. Përgjigjja ishte vetëm një: Nuk ka asnjë rast. Kjo sepse duhej të  bëhej Kongresi i PS me çdo kusht, të krijohej bomba virale bilogjike e 3000 vetëve në Pallatin e Kongresit. Kongresi u quajt Kongresi i koronavirusit. Bombë virale biologjike bëhet salla, 3000 vetë puthu dhe fol në fytyrën e njëri-tjetrit ishte një nga aktet më kriminale të këtij pushteti. Dje bëri mea culpa por është me pasoja të rënda kjo. Ajo tha se është rasti zero për të shfajësuar Kongresin që krijoi Edi Rama, bombë biologjike në mes të Tiranës”, tha Berisha për Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat