Di Maio përshëndet vendimin e Shqipërisë: 60 infermierët, një ‘dhuratë’ nga miqtë tanë

Shqipëria

Di Maio përshëndet vendimin e Shqipërisë: 60 infermierët, një ‘dhuratë’ nga miqtë tanë

Më: 20 prill 2020 Në ora: 15:49
Luigi Di Maio

Grupi i dytë prej 60 infermierësh që Shqipëria i ka dërguar sot Italisë është përshëndetur nga ministri i Jashtëm i vendit fqinj.

Luigi Di Maio shkruan në Twitter se kjo është një ndihmë dhe një dhuratë konkrete nga Shqipëria.

“Sot një grup i kujdesit shëndetësor prej 60 infermierësh do të mbërrijë në Itali për të mbështetur spitalet tona.

Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë.

Faleminderit Edi Rama për afërsinë dhe mbështetjen për Italinë” – shkruan Di Maio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat