Zbulohet kinezi me koronavirus në Durrës/ Jetonte vetëm në shtëpi në zonën e plazhit dhe…

Shqipëria

Zbulohet kinezi me koronavirus në Durrës/ Jetonte vetëm në shtëpi në zonën e plazhit dhe…

Më: 4 maj 2020 Në ora: 14:10
Ilustrim

Një 71-vjeçar është rasti më i ri me koronavirus në Durrës. Që nga 11 prilli Durrësi nuk kishte pasur asnjë rast të ri të infektuar me SARS-CoV-2. Po pas kësaj periudhe disajavore me zero raste pozitive, u zbulua një vatër e re, po që duket të jetë e izoluar.

Rasti i fundit është një burrë në moshën e tretë, i cili jetonte vetëm dhe është referuar nga shërbimi i mjekut të familjes. Sipas burimeve nga shërbimi epidemiologjik është një rast i ri, pa lidhje me të infektuarit.

I infektuari është një 71 vjeçar kinez, i cili jeton në zonën e Plazhit në Durrës. Ai jetonte vetem ne shtepi dhe nuk e ka idene se ku mund te jete infektuar.

Kinezi i konstatuar me koronavirus ka patur komplikacione dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv. Ndërkohë është kryer dhe gjurmimi në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat