Diell dhe rritje temperaturash gjatë fundjavës, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria

Diell dhe rritje temperaturash gjatë fundjavës, njihuni me parashikimin e motit

Më: 8 maj 2020 Në ora: 07:50
Ilustrim

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe ditën e shtunë moti do të jetë i kthjellët.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04ºC në 20ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 26ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndrësa forca e valëzimit në det 2 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe ditën e premte moti do të jetë i kthjellët. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 18ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 22ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat