Shahini: Në Shqipëri nuk ka një kulturë “pandëshkueshmërie” për rastet e abuzimeve me minorene - Bota Sot
Shahini: Në Shqipëri nuk ka një kulturë “pandëshkueshmërie” për rastet e abuzimeve me minorene

Shqipëria

Shahini: Në Shqipëri nuk ka një kulturë “pandëshkueshmërie” për rastet e abuzimeve me minorene

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 19:38
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Besa Shahini, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook është shprehur se ndjehet zemërthyer për secilin rast që nuk kanë arritur ta parandalojmë të ngacmimit apo abuzimit seksual me minorene.

Duke folur për masat e marra, ajo ka nënvizuar se për secilin rast të zbuluar apo denoncuar janë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme, si shkarkim apo pezullim nga puna, vazhdim i thelluar i hetimeve, si dhe mbështetja me shërbime psikosociale.

Shahini po ashtu theksoi se në Shqipëri nuk ka një kulturë “pandëshkueshmërie” për rastet e abuzimeve. Kur rastet denoncohen, personat përgjegjës ndëshkohen menjëherë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat