Abuzimi i 15-vjeçares, në Tiranë e Durrës protestë e marshim kundër përdhunimit

Shqipëria

Abuzimi i 15-vjeçares, në Tiranë e Durrës protestë e marshim kundër përdhunimit

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 16:55
Protesta

Pas rastit të abuzimit të një 15-vjeçareje nga roja i shkollës dhe disa adoleshentë në Babrru, kanë nisur edhe reagimet e qytetarëve në vend.

Ditën e sotme në orën 16:00 u lajmëruan disa tubime dhe marshime në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Në tiranë qytetarë dhe aktivistë janë duke marshuar në bulevard me pankarta drejt Kuvendit.

Ndërkohë Ora News sjell foto nga Durrësi ku një grup të rinjsh po protestojnë duke ruajtur distancën. 

Ata mbajnë pankarte me mbishkrime të ndryshme duke bërë thirrje për dënimin e përdhunuesve dhe mbrojtjen e vajzave të abuzuara.

Abuzimi i vazhdueshëm i të miturës ka sjellë një reagim të fortë në opinionin publik duke kërkuar edhe shkarkimin e ministres së Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat