Çështja “Tahiri”/ Prokuroria kërkon 12 vite burg, ish-ministri i Brendshëm paraqet mbrojtjen prej 138 faqesh

Shqipëria

Çështja “Tahiri”/ Prokuroria kërkon 12 vite burg, ish-ministri i Brendshëm paraqet mbrojtjen prej 138 faqesh

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 15:33
Saimir Tahiri

Prokurorët Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kërkojnë dënimin me 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u lexuan konkluzionet e Prokurorisë.

Ish-minstri, Saimir Tahiri  u paraqit në gjykatë së bashku me avokati i tij Maks Haxhia, ndërkohë në sallë ishte edhe Jaeld Çela ish-drejtori i policisë së Vlorës i cili u vetëdorëzua pas një periudhe të gjatë që ishte në kërkim.

Prokuroria kërkon dënimin e tij me 12 vite burg për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ish-ministri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës kërkojnë pafajësi. Ish ministri i Brendshëm ka paraqitur para trupës së gjyqtarëve një mbrojtje voluminoze prej 138 faqesh.

Pas më shumë se 3 orësh seanca u pezullua për disa minuta pushim dhe më pas palët do të rikthehen sërish në sallë.

Gati 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për Saimir Tahirin dënimi u konvertua ne 3.5 vite ne shërbim prove ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat