Covid-19 ''shpërthen'' në rrethe, 14 raste kontakti në Shkodër, 13 në Krujë

Shqipëria

Covid-19 ''shpërthen'' në rrethe, 14 raste kontakti në Shkodër, 13 në Krujë

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 17:06
Ilustrim

Neglizhimi i masave parandaluese po bën që koronavirusi të shpërthejë duke zgjeruar vatrat në rrethe. Pjesa më e madhe e të infektuarve te enjten ishin raste kontakti. Pjesëmarrja një një cermoni mortore po riinfekton kukësin, ndërsa në Delvinë u mbyll bashkia, pasi një punonjës rezultoi i prekur!

Me 14 raste në 24 orët e fundit, Shkodra ishte bashkia me numrin më të lartë të të infektuarve nga Koronavirusi të enjten!

2 persona janë punonjës fasonerie, ndërsa 12 të tjerët raste kontakti nga të prekur me herët.

Bashkë me 9 të rastet në Pukë, të prekurit në qark shkojnë në 153 persona.

13 të infektuar të rinj, që po ashtu janë raste kontakti u shënuan në krujë, ku bashkë me dy rastet në Durrës e çuan 176 numrin e të prekurve në rang qarku.

Delvina po kthehet në vatër e koronavirusit në jug.

Frika nga sëmundja ka shtuar ndërgjegjësimin mes banorëve.

''Kam shumë frikë. Më përpara nuk kishim po tani që u përhap kështu.''

4 të infektuar me Covid 19  u konfirmuan në Gjirokastër.

Në institucione janë shtuar masat parandaluese, ndërsa po bëhet hetimi epidemiologjik i rasteve.

Autoritetet bënë thirrje për kujdes, por ndërgjegjësimi qytetar mbetet në nivele të ulëta.

Shkelja e protokollit dhe pjesëmarrja në ceremoni varrimi është shkaku për katër rastet e reja në Kukës.

''Në këtë ceremoni mortore na kanë vizituar deri tani 6 persona që dolën pozitivë. Vetëm dje, nga 13 mostra të dërguara, kemi 4 raste pozitive.''

3 nga katër të infektuarit në Vlorë vijnë nga fasoneritë.

Vatrat e covid 19 u zgjeruan edhe në Fier, Kurbin, Korçë, Pogradec. Kavajë, Lushnje e Mirditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat