Cakaj sjell një super-lajm për Shqipërinë

Shqipëria

Cakaj sjell një super-lajm për Shqipërinë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka bërë të ditur se Shqipëria është zgjedhur sot në postin e lartë të zëvendëspresidentit të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Zgjedhja e Shqipërisë në këtë pozicion të lartë ndërkombëtar dëshmon qartë rolin në rritje të diplomacisë shumëpalëshe shqiptare në OKB, shkruan ai në Facebook.

Ndërsa këtë detyrë do ta kryejmë me përgjegjësi të plotë, ne po vazhdojmë angazhimin për të siguruar zgjedhjen e Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023, shkruan më tej ministri Cakaj.

Ai me këtë rast i uron suksese ambasadores së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare në këtë detyrë të rëndësishme.

Postimi i plotë:

Një super lajm për Shqipërinë

Shqipëria sapo është zgjedhur në postin e lartë të zv/presidentit të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së!

Zgjedhja e Shqipërisë në këtë pozicion të lartë ndërkombëtar dëshmon fare qartë rolin në rritje të diplomacisë shumëpalëshe shqiptare në OKB.

Ndërsa këtë detyrë do ta kryejmë me përgjegjësi të plotë, ne po vazhdojmë angazhimin për të siguruar zgjedhjen e Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Suksese ambasadores sonë në OKB, znj. Besiana Kadare, në këtë detyrë sa sfiduese aq edhe të rëndësishme për Shqipërinë e jo vetëm!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat