Trafiku i rënduar “bllokon” rrugët e Shqipërisë, arrest 2 personave që drejtonin mjetin në gjendje të dehur - Bota Sot
Trafiku i rënduar “bllokon” rrugët e Shqipërisë, arrest 2 personave që drejtonin mjetin në gjendje të dehur

Shqipëria

Trafiku i rënduar “bllokon” rrugët e Shqipërisë, arrest 2 personave që drejtonin mjetin në gjendje të dehur

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 20:58
Foto

Dy persona janë arrestuar e me dhjetra të tjerë janë ndëshkuar me masa administrative për kundërvajtje ligjore me automjete.

Policia arrestoi shtetasin D. Xh., 38 vjeç, Fier, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Një tjetër shtetas me iniciale E. S., 29 vjeç u arrestua pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Fundjava gjithmonë sjell një trafik të rënduar në rrugët e Shqipërisë pasi shumë qytetarë vendas apo dhe nga rajoni i drejtohen bregdetit tonë.

Trafik i ngarkuar në Orikum-Radhimë-Vlorë, lëvizja e mjeteve me rrjedhje të ngadaltë dhe pa ndërprerje. Lëvizje e shtuar në rrethrotullimin Bishti i Zhurit në drejtim të Elbasanit.

Ka fluks të shtuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, si nga Peqini, ashtu dhe ardhja nga Librazhi për në drejtim të Tiranës.

Fluks të shtuar në të dy segmentet, atë të Ndroqit dhe të TEG-ut. Vazhdon të jetë trafik i rënduar në aksin Gjiri i Lalzit – nënkalimi i Maminasit. Mjetet lëvizin ngadalë dhe autokolonë.

Aksi kompleksi Lura – Armathe ka ngarkesë maksimale. Mjetet lëvizin autokolonë shumë ngadalë. Nga Shëngjini deri në rrethrrotullimin në hyrje të Lezhës ka fluks të rënduar, por pa bllokime.

Ardhja nga Lezha në drejtim të Milotit është me ngarkesë maksimale. Fluksi në hyrje të Tiranës është i shtuar por  vijon lëvizja pa probleme

Gjithashtu në Vlorë, Durrës, Lezhë e Tiranë, gjatë pasdites së sotme (2 gusht) si rezultat i kontrolleve me radar janë pezulluar 13 leje drejtimi për shpejtësi dhe parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar, si dhe 9 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Njëkohësisht janë vendosur 49 masa administrative për parakalime të gabuara në akset e sipërpërmendura, pasi kanë krijuar bllokime në rrugë.

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 76 masa për përdorim të celularit, 101 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 23 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat