Abilekaj: Arben Bajo ishte pasuri e rrallë, nuk iu dorëzua kurrë politikës - Bota Sot
Abilekaj: Arben Bajo ishte pasuri e rrallë, nuk iu dorëzua kurrë politikës

Shqipëria

Abilekaj: Arben Bajo ishte pasuri e rrallë, nuk iu dorëzua kurrë politikës

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:56
Arben Bajo

Për ndarjen nga jeta të skulptorit të mirënjohur, Arben Bajo ka reaguar analisti Enton Abilekaj.

Ai shkruan se Bajo ishte një ndër artistët më të mirë të kohrave dhe se nuk iu dorëzua kurrë politikës.

Postimi i plotë:

“Ishte nder skulptoret me te mire, jo nder 122 deputetet qe votojne sipas urdherit, jo nder 200 bizensmenet me te medhenj, po nder 2-3 skulptoret me te mire te nje vendi qe artet figurative, i ka lene ne derexhene e perfaqesimit nga nje ish- piktor qe iu dorezua politikes pas perpjekjeve te deshtuara per t’ja dale jeteses se denje me artin.

Arben Bajo ia doli me dinjitet, me sukses nderkombetar, nuk u dorezua. Ishte pasuri e ralle, qe si gjithe pasurite e ralla te vendit, frymore ose jo, lihen te meshire te fatit, qe ne 108 vitet e fundit (dhe te parat) ka qene i keq per Shqiperine.

Arben Bajo nuk ia doli ama te merrte statusin e deputetit qe çohet ne Turqi per tu kuruar, as fatin e biznesmenit qe shkon ne Austri, as fatin e drejtorit qe shkon ne Gjermani. Ai pati fatin-fatal te çdo shqiptari dhe u nda nga jeta per 10 dite.

Arben Bajo nuk ia doli te ishte i privilegjuari ne nje regjim qe eshte ngritur mbi korrupsionin dhe servilizmin dhe si rrjedhim u sherben atyre. Ai nuk diti te pershtatej ne nje vend ku hijet jane me te gjata se njerezit dhe iku atje ku dielli nuk perendon.

Ata qe e shtireshin si miqte e tij dhe e lane te dergjej pa shprese ne shtratin e vdekjes, nuk ngurrojne te bejne requieme, nuk ndihen ne faj, sepse nuk ndiejne asgje per askend. Sikur te heshtnin do ta nderonin kujtimin e artistit qe iku, sikur te heshtnin te pakten nuk do na kujtonin pergjegjesine e tyre.”

Arben Bajo ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të koronavirusit. Prej ditësh ai ishte shtruar në spital dhe merrte ndihmë mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat