Kaosi në Kakavijë, Kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe policia shpërndan shishe me ujë - Bota Sot
Kaosi në Kakavijë, Kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe policia shpërndan shishe me ujë

Shqipëria

Kaosi në Kakavijë, Kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe policia shpërndan shishe me ujë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 14:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës ishte sot në mesditë për të shpërndarë shishe me ujë për qytetarët që vijojnë të jenë në radhë në pritje të kalimit të kufirit me Greqinë.

Edhe policia ka shpërndarë një video ku duket që po shpërndajnë ujë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, gjatë paradites dhe mesditës së sotme kanë shpërndarë dhe vijojnë të shpërndajnë qindra shishe me ujë për drejtuesit e mjeteve, familjarët dhe të afërmit që udhëtojnë me ta, si dhe për pasagjerët e autobusëve që janë në pritje për të udhëtuar në drejtim të shtetit grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat