Humb jetën nga Koronavirusi një polic shqiptar, dy javë pasi i vdiq babai nga ky virus

Shqipëria

Humb jetën nga Koronavirusi një polic shqiptar, dy javë pasi i vdiq babai nga ky virus

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 08:30
Ilir Nerguti

Koronavirusi ia ka marrë jetën pjestarit të Policisë së Tiranës, Ilir Nerguti.

Lajmin e bëjnë të ditur miqtë në rrjetet sociale, përfshirë edhe deputetin Halit Valteri.

“Prehu ne paqe miku im, sot ne humbem nje mik te mire, koleget nje profesionist ne detyren qe mbante dhe shteti humbi nje njeri te madh.Krenar per cdo dite qe kemi biseduar dhe keshillat e tua do jene te vlefshme gjithe jetes. Do te kujtojme gjithmone Komandant Ilir Nerguti”, shkruan Valteri.

Nerguti ishte shtruar prej disa ditësh në spital, ndërsa është babai i dy fëmijëve.

Dy javë më parë, polici tashmë i ndjerë, kishte humbur edhe babain po nga ky virus i rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat