Kultivonin kanabis në shtëpi, arrestohen dy persona në Selenicë

Shqipëria

Kultivonin kanabis në shtëpi, arrestohen dy persona në Selenicë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë për kultivimit kanabisi, falë operacionit të  koduar “Selenica”.

Janë sekuestruar rreth 11 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Përmes kontrolleve dhe informacioneve nga banorët, në banesën e shtetasit L. B., 28 vjeç, banues në fshatin Amonicë të Selenicës janë  sekuestruar rreth 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi Z. H., 48 vjeç, banues në Mesaplik të Selenicës, pasi gjatë kontrollit në territorin përreth banesës së tij janë konstatuar të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit L. B. dhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit Z. H.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat