Rruga “Mine Peza” me rrjet të ri kanalizimesh, zëvendësohet kolektori i ndërtuar që në vitet ’40 nga italianët

Shqipëria

Rruga “Mine Peza” me rrjet të ri kanalizimesh, zëvendësohet kolektori i ndërtuar që në vitet ’40 nga italianët

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 21:07
Rruga “Mine Peza”

Banorët e rrugës “Mine Peza” dhe rrethinave të tij kanë marrë zgjidhje të problemit të shpërthimit të ujërave të zeza në rrugë sa herë që binte shi. Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës kanë ndërtuar kolektorin më të madh në kryeqytet pas atij të rrugës së Elbasanit, duke zëvendësuar të vjetrin që daton që prej vitit 1940.

Kolektori i ri është ndërtuar përgjatë gjithë rrugës së Durrësit e cila prej disa muajsh ndodhet në rikonstruksion. Tubacioni i ri i jep zgjidhje definitive administrimit të ujërave të ndotura për pjesën veriore të kryeqytetit, duke nisur nga rruga e “Dibrës”, Bulevardi i ri, Bulevardi Zogu 1, sheshi “Skënderbej”etj.

Në total janë ndërtuar 1200 metra linjë kryesore kanalizimesh si dhe 1700 metra tubacione për menaxhimin e ujërave të bardha të njohura ndryshe si ujërat e shiut.

Përveç kësaj, Rruga e Durrësit me investimin e ri do të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në 24 përmes impiantit të Bovillës. Njëkohësisht me rrjetin e kanalizimeve Ujësjellësi u kujdes që të ndërroje tërësisht rrjetin e furnizimit me ujë, në këtë mënyrë finalizohet sistemimi i nëntokës për të gjithë rrugën e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat